Seleksionuesi i Kroacisë, Zlato Daliq ka thënë se ylli i Real Madridit, Luka Modriq nuk do të tërhiqet nga ekipi përfaqësues pas Botërorit në Katar.
“Ky nuk do të jetë turneu i fundit për Modriqin”, deklaroi Daliq në konferencën pas ndeshjes ndaj Japonisë. “Ai do të vazhdojë të luajë për Kroacinë, unë jam absolutisht i sigurt për këtë. Luka vazhdon të punojë shumë dhe ai vazhdon të përmirësohet. Ne do të kemi nevojë për të edhe për disa kohë në të ardhmen”, ka thënë Daliq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModriq 37-vjeçar të hënën luajti ndeshjen e tij të 159-të për Kroacinë kundër Japonisë në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Kroacia siguroi kalimin në çerekfinale nëpërmjet penalltive.