Lionel Messi do ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij si futbollist.
Takimi me Argjentinën do të jetë i 169-i në total.
Argjentina nga ora 20:00 luan kundër Australisë në një të tetën e finales së Kupës së Botës.
Messi ka zhvilluar edhe 831 ndeshje për Barcelonën dhe PSG-në.
Argjentina do ta ketë vetëm një ndryshim në formacion nga takimi i fundit kur mposhti Poloninë në duelin e fundit të grupit.
Alejandro Gomez do të luajë në vend të Angel di Marias.
11-shja e Argjentinës:
Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Acuna, De Paul, Fernandez, De Paul, Gomez, Alvarez, Messi.
Edhe Australia do ta ketë një ndryshim në formacioni që e shokoi Danimarkën dhe arriti në një të tetën e finales së Botërorit.
Keanu Baccus luan në vend të Craig Goodwinit.
Mbrojtësi i Stoke Cityt, Harry Souttar, do të jetë titullar në mbrojtje.
Australia asnjëherë nuk ka arritur në çerekfinale të një Kupe të Botës.
11-shja e Australisë:
Ryan, Degenek, Souttar, Rowles, Behich, Leckie, Mooy, Irvine, Baccus, McGree, Duke.