Sport

Flet edhe Freuler, shënuesi i golit të tretë

Remo Freuler e shënoi golin e tretë të Zvicrës në duelin ndaj Serbisë.

Ai ka treguar se si u zgjodhën problemet për pjesën e dytë.

“Gjatë pushimit kuptuam se do të kishim probleme të mëdha nëse do ta lejonim Serbinë të luante shumë lartë. Në pjesën e dytë, ne i sulmuam më herët dhe shkoi mirë. Personalisht, ishte gol i rëndësishëm për mua, më shumë për shkak të gabimit në pjesën e parë. Shënova në një ngjarje si Kupa e Botës dhe krijuam emocione të mëdha për tifozët tanë. Shpresoj të vazhdojmë t’i përsëritim sukseset e tilla në të ardhmen”, është shprehur Freuler.