Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku pritet të mos jetë titullar as ndaj Kroacisë

Sulmuesi Romelu Lukaku sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë titullar te Belgjika për ndeshjen vendimtare kundër Kroacisë.

Mediumet belge kanë raportuar të enjten se Lukaku nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i muskulit dhe për këtë arsye do të jetë rezervist.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Interit në turneun e Katarit ka luajtur vetëm nëntë minuta dhe atë në humbjen e Belgjikës 2:0 nga Maroku.

Belgjikës i duhet patjetër fitorja ndaj Kroacisë në ndeshjen e Grupit F, që luhet sot prej orës 16:00, për të avancuar në 1/8 e finales.

Belgjika është e treta në grup me tri pikë, një më pak se Kroacia e Maroku.