Futbollisti Krychowiak i Polonisë ka marrë karton të verdhë pas ndërhyrjes në De Paulin e Argjentinës.
Kjo është shumë e rëndësishme.
Nëse rritet numri i ndëshkimeve me kartonë, Polonia rrezikon edhe kualifikimin tutje.
Polonia aktualisht ka pesë kartonë të verdhë në tri ndeshje deri tani.
Meksika ka shtatë ndëshkime me kartonë.
Për këtë arsye, Polonia është në vendin e dytë dhe nëse përfundon gjithçka kështu, polakët kalojnë tutje.
Por çfarë ndodh nëse Polonia merr edhe dy kartonë të verdhë?
FIFA më pas do të tërheq shortin me dy gogla me emër të Polonisë dhe Meksikës.
Një zyrtar i FIFA-s e tërheq njërën prej tyre, dhe vendoset se kush kalon në fazën nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo