Në ndeshjen e parë të Botërorit u treguan tre kartonë të kuq, por mundësia që lojtarët të humbin finalen e Botërorit për shkak të pezullimit është zvogëluar shumë pasi FIFA prezantoi një amnisti shtesë për kampionatin që nisi të enjten.
Kartonët e kuq çojnë në suspendim automatik prej një ndeshjeje, ndërsa dënimi mund të jetë më i rëndë nëse shkelja është e rëndë.
Megjithatë, pezullimet më të zakonshme gjatë Botërorit janë nga akumulimi i kartonëve të verdhë. Dhe këtu FIFA ka vepruar.
Në ngjarjet e mëdha, lojtarët që marrin kartonë të verdhë në dy ndeshje të ndryshme, mungojnë në ndeshjen pasuese. Kjo solli disa mungesa të dhimbshme në të kaluarën, si ajo e Michael Ballack në finalen e vitit 2002 apo Claudio Caniggias në finalen 1990.
Që nga Botërori 2010, kartonët e verdhë janë fshirë pas çerekfinales, duke i dhënë fund në mënyrë efektive çdo shansi që lojtari të pezullohej për finale përmes akumulimit të kartonëve të verdhë.
Edhe
Botëror me më pak faulle e më shumë kartonë të kuq
Për Botërorin që tashmë ka nisur, FIFA ka shkuar një hap tutje. Ka përfshirë një amnisti shtesë, duke fshirë në mënyrë efektive dy herë listën e kartonëve. Kartonët e fazës grupore nuk do të vlejnë në fazën nokaut. Lojtarët, fazën e eliminimit direkt e nisin me “zero kartonë të verdhë”, pavarësisht nëse janë ndëshkuar në ndeshjet e grupit.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe pas çerekfinaleve, që tani është raundi i tretë i eliminimit direkt.