Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët që mbulojnë gojën do të ndëshkohen me të kuq në Botëror

boteror

Lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë gjatë përplasjeve në fushë, mund të përballen me ndëshkim me karton të kuq.

Vendimi u mor në takimin e veçantë të Bordit Ndërkombëtar të Asociacionit të Futbollit (IFAB), të mbajtur në Vancouver të Kanadasë. Gjatë takimit u miratuan dy ndryshime të rregullave, të propozuara nga FIFA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe lojtarët që largohen nga fusha në shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit tani mund të përballen me karton të kuq, pas skenave të shëmtuara në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Senegalit dhe Marokut.

FIFA ka konfirmuar se këto vendime do të vlejnë në Kupën e Botës që fillon pas pak javësh.