Piero Hincapie i Ekuadorit është bërë lojtari i dytë që u ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës për mbulim të gojës gjatë “konfrontimit” me lojtar kundërshtar. Me rregullat e reja, FIFA ka paraparë përjashtim me të kuq për lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë në momente tensioni.
Kjo është bërë për të shmangur fyerjet në baza racore.
Hincapie u përjashtua në minutën e 95-të në humbjen 2:0 të Ekuadorit nga Meksika, të mërkurën në mëngjes. Ekuadori u ndal në 1/16 e finales së Botërorit.
Hincapie u përjashtua pas një fjalosjeje me sulmuesin e Meksikës, Santi Gimenez.
Miguel Almiron i Paraguait ishte lojtari i parë që u ndëshkua sipas rregullit të ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Almiron në histori, lojtari i parë që u ndëshkua sepse e mbuloi gojën tek fliste
-
Rooney kritikon Lionel Messin
-
Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian
-
Almiron dënohet me një ndeshje moslojë për mbulimin e gojës
-
Lojtarët që mbulojnë gojën do të ndëshkohen me të kuq në Botëror