Sport

Mbyllet ndeshja dramatike, Meksika eliminohet

Meksika ishte në garë për ta kaluar fazën e grupeve deri në fund të ndeshjes, por nuk ia arriti një gjëje të tillë. Të mërkurën në mbrëmje, Meksika shënoi fitore 2:1 ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C, por u eliminua për shkak të goldallimit më të dobët se Polonia.

Polonia kishte edhe më pak kartonë të verdhë sesa meksikanët. Henry Martin shënoi në minutën e 47-të ndërsa Luis Chavez realizoi supergol në minutën e 52-të për Meksikën, që pranoi gol në minutën e pestë të kohës shtesë.

Për Arabinë Saudite realizoi Salem Al Dawsari. Meksikës në këtë ndeshje iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje. Polonia kualifikohet si e dyta nga Grupi C në fazën nokaut. Do të luajë kundër Francës në 1/8 e finales.


Arabia Saudite ka ngushtuar epërsinë ndaj Meksikës. Salem Al Daësari shënoi në minutën e pestë të shtesës për Arabinë Saudite, ndërsa Meksika mbetet në prag të eliminimit.

Meksika shënoi edhe një tjetër gol ndaj Arabisë Saudite.

Meksikanët shënuan në minutën e 52-të nëpërmjet Luis Chavezit.

Mesfushori i Pachucas shënoi nga faulli me gjuajtje shumë të fuqishme.


Meksika shënon ndaj Arabisë Saudite

Në minutën e 48-të të ndeshjes, edhe Meksika ka zhbllokuar rezultatin ndaj Arabisë Saudite.

Meksikanët po fiton 1:0 ndaj arabëve me golin që e shënoi Henry Martin.


Pa gola në duelin Arabia Saudite – Meksika

Pjesa e parë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Meksikës është mbyllur pa gola po ashtu.

Edhe ky ballafaqim i takon Grupit C.

Të dyja skuadrat në këtë ballafaqim patën rastet e veta, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.


Pas afër 20 minutave lojë, baras edhe në duelin Arabia Saudite – Meksika

Edhe Arabia Saudite dhe Meksika po zhvillojnë ndeshje në kuadër të Grupit C.

Arabët po e kërkojnë fazën nokaut për herën e parë që prej Kupës së Botës të vitit 1994.

Ai turne e shënon edhe të vetmin rast kur Arabia Saudite ka shënuar dy fitore në një Kupë të Botës.

Meksika nga ana tjetër ka rekord impresiv në fazën grupore.

Meksikanët janë kualifikuar në raundin e nokautit në çdo Kupë të Botës që prej vitit 1978.

Meksikës i duhet vetëm një rezultat i jashtëzakonshëm për ta vazhduar këtë rekord.