Një supergol i Abdelhamid Sabirit dhe një tjetër i Zakaria Aboukhlalit kanë bërë që Maroku të shënoi fitore shumë të madhe në Kupën e Botës. Maroku të dielën fitoi 2:0 ndaj Belgjikës dhe kështu ka bërë hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë.
Maroku tani i ka katër pikë në Grupin F. Belgjika mbetet me tri pikë. Në xhiron e tretë, Maroku luan me Kanadanë, ndërsa Belgjika luan ndaj Kroacisë.
Marokenët në ndeshjen e parë luajtën pa gola ndaj Kroacisë dhe të dielën konfirmuan se ai barazim nuk ishte i rastësishëm. Në fund të pjesës së parë Marokut iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Por në minutën e 73-të, Sabiri shënoi supergol për rezultatin 1:0.
Ai shënoi nga një goditje dënimi, thuajse nga korneri. Për 2:0 shënoi Aboukhlal në minutën e 92-të. Hakim Ziyech bëri asistimin e bukur për golin po ashtu të bukur. Belgët tani i pret punë e vështirë për të avancuar në fazën nokaut.
Maroku tashmë ka siguruar fitoren ndaj Belgjikës. Për 2:0 ka shënuar Zakaria Aboukhlal në minutën e 92-të. Ai shënoi gol të bukur pas asistimit mjeshtëror të Hakim Ziyech.
Maroku ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës. Për 1:0 ka shënuar Abdelhamid Sabiri në minutën e 73-të. Sabiri realizoi supergol nga një goditje dënimi. Gjuajte thuajse nga korneri.
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Belgjika – Maroku. Belgët kanë dominuar, por topin në rrjetë e dërgoi Maroku.
Golin e Hakim Ziyech megjithatë e anuloi gjyqtari për pozitë jashtë loje. Goli i tij në fund të pjesës së parë u anuluar përmes rishikimit të situatës në VAR.
Ka filluar ndeshja e dytë e së dielës mes Belgjikës dhe Marokut.
Ndeshja i takon Grupit F në Botërorin në Katar.
Belgjika ka tri pikë, ndërsa Maroku një.