Përfaqësuesja e Marokut ka fituar grupin e vështirë të Kupës së Botës për të avancuar në 1/8 e finales. Maroku në duelin kundër Kanadasë, që ishte i fundit në kuadër të Grupit F, u mbyll me fitoren e marokenëve. Ndeshja e luajtur të enjten në “Al-Thumama Stadium” përfundoi me shifrat 2:1.
Me këtë triumf, Maroku e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë, duke lënë pas vetes Kroacinë e Belgjikën, që u eliminua nga turneu. Futbollistët e Marokut, shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, që dolën të ishin vendimtarë në fitoren e dytë rresht.
Para Kanadasë, Maroku e mposhti Belgjikën 2:0 kurse barazoi pa gola ndaj Kroacisë në duelin e parë.
Hakim Ziyech zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt, ndërsa epërsinë e dyfishoi Youssef En-Nesyri në të 23-tën. Kanadaja ngushtoi rezultatin në minutën e 40-të, por ishte autogol i mbrojtësit Nayef Aguerd. Për Kanadanë, kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në turneun e Katarit.
Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me ekipin që përfundon i dyti në Grupin E.
Përfaqësuesja e Marokut ka mbyllur pjesën me një epërsi minimale kundër Kanadasë.
45 minutat e parë të ndeshjes të Grupit F, kanë përfunduar me shifrat 2:1 për Marokun, që shënoi edhe golin e tretë në kohën shtesë por që iu anulua nga VAR-i.
Hakim Ziyech dhe Youseff En-Nesyri kanë shënuar golat për epërsinë e Marokut, ndërsa për Kanadanë në listën e shënuesve u regjistrua mbrojtësi maroken Nayef Aguerd që shënoi autogol.
Futbollistët e Kanadasë kanë ngushtuar epërsinë në duelin kundër Marokut në kuadër të Grupit F.
Pas epërsisë së shpejtë prej dy golave të Marokut, Kanadaja ka reaguar për rezultatin 2:1.
Në minutën e 40-të, mbrojtësi i Marokut, Nayef Aguerd shënoi autogol pas reagimit të dobët.
Maroku po udhëheq 2:0 ndaj Kanadasë. Për 2:0 shënoi Youssef En Nesyri. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 23-të. Me rezultatet aktuale, Maroku është i pari në grupin F.
Maroku ka kaluar në epërsi ndaj Kanadasë, që në minutën e katërt.
Hakim Ziyech shënoi për 1:0 pas një gabimi shumë të rëndë të portierit të Kanadasë, Milan Borjan.
Borjan është me prejardhje serbe.