Sport

Gjiganti prej 246 centimetrash, lojtari më i mirë i volejbollit ulur

Të premten në orën 20:00 Bosnjë-Hercegovina dhe Irani luajnë në finale të Kampionatit Botëror të volejbollit ulur. Për Iranin paraqitet njeriu i dytë më i gjatë në botë, Morteza Mehrzad. 35-vjeçari është i gjatë 246 centimetra.

Ai është sportisti më i madh që është paraqitur në Lojëra Paralimpike. Aktualisht është njeriu i dytë më i gjatë në botë, pas turkut Sultan Kosen (251 cm).

Madhësia e pëllëmbës së iranianit është 28.5 centimetra, ndërsa madhësia e këmbës 39 centimetra. Ka peshë prej 140 kilogramë.

Si adoleshent, u diagnostikua me një lloj të rrallë të çrregullimit hormonal, akromegalinë, që bënë që duart, këmbët dhe fytyra të rriten së tepërmi. Mehrzad si 16-vjeçar pësoi aksident me biçikletë dhe këmba e djathtë nuk iu rrit më. Ai e ka këmbën e djathtë për 15 centimetra më të shkurtër se të majtën. Për Iranin luan prej vitit 2011, ndërsa vlerësohet lojtari më i mirë në botë i volejbollit ulur.

Këtë disiplinë sportive e luajnë sportistë me nevoja të veçanta, përkatësisht paralimpistët.