Sport

Dembele e Lewandowski shkëlqejnë në fitoren e Barcelonës

Ousmane Dembele dhe Robert Lewandowski kanë shkëlqyer të dielën mbrëma në fitoren e dytë rresht të Barcelonës në La Liga. Barcelona mposhti Athletic Bilbaon 4:0 në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit spanjoll.

Dembele shënoi golin e parë në minutën e 12-të me ndihmën e sulmuesin polak. Më pas, sulmuesi francez asistoi në tri golat tjerë.

Fillimisht për Sergi Roberton në minutën e 18-të, e më pas për Lewandowskin në minutën e 22-të. Dembele e kompletoi “hat-trickun” me asistime në minutën e 73-të, kur bashkëveproi me Ferran Torresin. Barcelona mbetet në vendin e dytë me 28 pikë, tri më pak se Real Madridi lider.

Athletic Bilbao në vendin e gjashtë ka 18 pikë. Është ndeshja e pestë rresht në shtëpi që Barcelona nuk pranon gol.