Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore bindëse e Barcelonës

Barcelona ka vazhduar me formë të mirë dhe me fitore.

Të dielën mbrëma, Barça e mposhti Athletic Bilbaon me shifrat 4:0. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të La Ligas.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 1:0 në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Barcelona i shënoi edhe tre gola të tjerë.

Rezervisti Ousmane Dembele shënoi për 2:0 në minutën e 73-të. Në minutën e 90-të, një rezervist tjetër, Luuk De Jong, shënoi për 3:0. Ndërkohë në minutën e 94-t, Dembele asistoi për Memhphis Depay që shënoi për 4:0. Edhe Depay ishte zëvendësues.

Barcelona është e katërt me 45 pikë. Udhëheq Real Madridi me 60 pikë.