Sport

Dortmundi thellon krizën e Sevillas

Skuadra e Sevillas nuk di për fitore as pas xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Sevilla të mërkurën regjistroi humbjen e dytë në këtë garë, pasi u mposht në shtëpi nga Borussia Dortmundi me rezultatin bindës 4:1. Me këtë fitore që është e dyta për Dortmundin, ekipi gjerman ka tubuar gjashtë pikë kurse Sevilla ka vetëm një. Dortmundi i dha fund çështjes së fituesit në pjesën e parë, të cilën e mbylli me tri gola epërsi.

Raphael Guerreiro (6’), Jude Bellingham (41’) dhe Karim Adeyemi (43’) shënuan golat, ndërsa rezutatin përfundimtar e vulosi Julian Brandt (75’). Golin e nderit për Sevillan e shënoi Youssef En-Nesyri (51’). Te Sevilla në stol në këtë ndeshje ishte Adnan Januzaj, i cili nuk u aktivizua fare.