Mesfushori Konrad Laimer do të jetë përforcimi i parë i Bayernit Muenchenit për sezonin 2023/24.
“Bild” ka shkruar të hënën se Bayerni tashmë ka siguruar shërbimet e Laimerit, me të cilin ka arritur marrëveshje personale.
Mësohet se në fillim të vitit të ardhshëm, Laimer do të firmos parakontratë me Bayernin, ekip të cilit do t’i bashkohet në verën tjetër.
Ai te Bayerni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Leipzigut.
25-vjeçari është pjesë e Leipzigut prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Salzburgu, ndërsa këtë edicion ka gjashtë paraqitje në të gjitha garat.