Real Madridi është ndalur në barazim nga Osasuna, të dielën mbrëma në kuadër të La Ligas. Ndeshja në Madrid përfundoi 1:1.
Vinicius Junior kaloi në epërsi Realin në minutën e 42-të. Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, Kike Garcia barazoi shifrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 78-të Osasuna mbeti me një lojtar më pak në fushë, por kjo nuk ndryshoi rezultatin. David Garcia shkaktoi penallti për ndërhyrje ndaj Karim Benzemas. Francezi goditi nga pika e bardhë, por dërgoi topin në traversë.
Reali ka lëshuar pikët e para në këtë edicion. I kishte fituar gjashtë ndeshjet e para. Por barazimi i pamundëson që të kthehet në vendin e parë. Tani lidere është Barcelona me 19 pikë, sa i ka edhe Madridi në pozitën e dytë.