Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi e humb përfundimisht hapin për titull

Real Madridi

Real Betisi shënoi gol të vonshëm, në minutën e 94-t, me Hector Bellerinin dhe arriti të marrë një pikë në shtëpi ndaj Real Madridit. 

Betisi dhe Madridi barazuan të premten mbrëma 1:1, në xhiron e 32-të të La Ligas. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe me këtë barazim, Real Madridi përfundimisht shkëputet nga gara për titull. 

Vinicius Junior shënoi për Real Madridin në minutën e 17-të, por në minutën e katërt të shtesës, Bellerin realizoi për rezultatin përfundimtar. 

Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 74 pikë, kurse Real Betisi forcohet në pozitën e pestë me 50 pikë. 

Deri në fund të kampanjës në La Liga kanë mbetur edhe pesë xhiro.