Sport

Vetëm barazim i Real Madridit me Osasunan

Real Madridi është ndalur në barazim nga Osasuna, të dielën mbrëma në kuadër të La Ligas. Ndeshja në Madrid përfundoi 1:1.

Vinicius Junior kaloi në epërsi Realin në minutën e 42-të. Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, Kike Garcia barazoi shifrat.

Në minutën e 78-të Osasuna mbeti me një lojtar më pak në fushë, por kjo nuk ndryshoi rezultatin. David Garcia shkaktoi penallti për ndërhyrje ndaj Karim Benzemas. Francezi goditi nga pika e bardhë, por dërgoi topin në traversë.

Reali ka lëshuar pikët e para në këtë edicion. I kishte fituar gjashtë ndeshjet e para. Por barazimi i pamundëson që të kthehet në vendin e parë. Tani lidere është Barcelona me 19 pikë, sa i ka edhe Madridi në pozitën e dytë.