Sport

Koelni mposht Dortmundin me tre gola në pjesën e dytë

Tri gola të shënuar në pjesën e dytë kanë bërë që skuadra e Koelnit të korrë sukses ndaj Dortmundit.

Në ndeshjen e xhiros së tetë të Bundesligës të zhvilluar të shtunën, Koelni fitoi ndaj Dortmundit me rezultatin 3:2.

Julian Brandt shënoi në minutën e 31-të për epërsinë e vizitorëve.

Megjithatë, në minutat 53 dhe 56, shënuan Florian Kainz dhe Steffen Tigges për t’ia dhanë avantazhin vendësve

Dejan Ljubiqiq shënoi në minutën e 71-të për 3:1, kurse rezultati përfundimtar u vendos nga autogoli i Benno Schmitzit.

Koelni pas tetë ndeshjeve të luajtura ka 13 pikë, kurse Dortmundi dy pikë më shumë.