Kampioni i dyfishtë olimpik Eliud Kipchoge, ka vendosur rekord të ri në maratonë (vrapim 42 kilometra e 195 metra).
Kipchoge të dielën në maratonën e Berlinit vrapoi 2:01:09 orë, duke e përmirësuar për 30 sekonda rekordin e botës që e mbante vetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKeniani Kipchoge 37-vjeçar pos që ka fituar të artat në maratonë në dy edicionet e fundit të Lojërave Olimpike, ka edhe një të argjendtë e një të bronztë në 5000 metra vrapim nga Lojërat Olimpike në “Pekin 2008” përkatësisht “Athinë 2004”.
Po ashtu ka një të artë e një të argjendtë të botës.