Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Ponte Prizrenit në hapje të stinorit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në palestrën e mbushur “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultatin 89:61.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMitrovicasit punën e kryen në çerekun e parë, të cilin e fituan 29:17 dhe në të dytin, të cilin e fituan 28:11.
Qendra Andrew Gordon ishte më i miri me 17 pikë e shtatë kërcime. Drilon Hajrizi e Erjon Kastrati i kishin nga 14 pikë.
Te Ponte Prizreni u dallua Meriton Ismaili me 15 pikë e pesë kërcime.
Urim Zenelaj e Ivan Koleviq i kishin nga 13 pikë.