Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zuerichu i shqiptarëve në krizë, s’fiton as pas shtatë ndeshjeve

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Zuerichu, e ka nisur në mënyrën më të keqe mbrojtjen e titullit.

Kur kanë kaluar shtatë ndeshjet e para në Superligën zvicerane, kampioni nuk e ka shijuar ende fitoren, ka dy barazime dhe pesë humbje. Mban pozitën e fundit në tabelë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humbja e fundit erdhi të shtunën në shtëpi nga Lugano. Zuerichu u mposht 2:1. Për golin e vetëm të vendasve asistoi Blerim Xhemajli.

Përveç Xhemajlit, te Zuerichu paraqiten edhe Donis Avdijaj, Meriton Kryeziu, Fidan Aliti, Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi.