Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu i Malmos nuk do të huazohet

Që nga ardhja e Andreas Georgsonit në krye të skuadrës te Malmo FF, Patriot Sejdiu ka pasur më pak minutazhë në fushë. Megjithatë, futbollisti i Kosovës beson se ai duhet të ketë edhe më shumë minuta në fushë.

“Mendoj se jam shumë i mirë dhe se meritoj të luaj më shumë”, ka thënë 22-vjeçari për “Sydsvenskan”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sejdiu ishte vendimtar në fitoren kundër Helsingborgsit, ndërsa kundër Siriusit shënoi dy gola.

“Ka shumë konkurrencë, por unë ende realizoj gola. Mendoj se duhet të kem më shumë minutazhë, pavarësisht se kë e transferojmë. Nëse shënon, duhet të kesh hapësirë. Ndoshta jo titullar në çdo ndeshje, por duhet të ketë minuta”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka zhvilluar 307 minuta në vitin e kaluar në elitën e futbollit suedez.