Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar pas ndeshjes se është mëkat që lojtarët e tij lëshuan fitoren nga duart.
Trepça ’89 dhe Drita barazuan 2:2 të shtunën në ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri të Superligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMitrovicasit kishin epërsi prej dy golave.
“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit. Është mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë 2:2. Në pranimin e golave ndikoi përqendrimi. Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin që e patën futbollistët në fushë si dhe për vullnetin që treguan në duelin ndaj Dritës”, ka nënvizuar Idrizi.