Ndeshjen inauguruese në “Parkun e Princave” në sezonin 2022/23 në elitën e futbollit të Francës, Paris Saint-Germaini do ta luajë kundër Montpellierit, të shtunën në orën 21:00.
Karriera si trajner për Christophe Galtierin në Paris ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Pasi demoloi 4:0 Nantesin në “Trofeun e Kampionëve”, PSG-ja mposhti edhe Clermontin në rundin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësoj si në ditët te Barcelona, Neymari dhe Lionel Messi ishin prej më të mirëve në triumfin 5:0. Momenti i ndeshjes ishte për argjentinasin, i cili shënoi në mënyrë akrobatike.
Montpellieri po ashtu e nisi me fitore kampionatin, duke e mposhtur 3:2 skuadrën Troyes.
Parisienët janë favorit për ta fituar këtë duel. Nuk dinë për humbje në 10a ndeshjet e fundit, ndërsa futbollistët e këtij ekipi kanë shënuar në total 36 gola.
Herën e fundit kur këto dy skuadra luajtën mes vete, PSG-ja fitoi me rezultatin e përgjithshëm 6:0 nga të dyja ndeshjet.