Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kërkon këndelljen ndaj St. Etiennet

Paris Saint-Germaini kërkon t’i kthehet fitores në duelin që të shtunën prej orës 21:00 e zhvillon kundër Saint-Etiennet, në stadiumin “Parku i Princave”.

PSG-ja pësoi humbje befasuese nga Nantesi në ndeshjen e kaluar, 3:1. Tani do të ballafaqohet me skuadrën e vendit të 16-të në ligë.

Parisienët udhëheqin në ligë me 59 pikë, 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille, që ka 46 pikë.

Rezultati pozitiv, pra fitorja, do të ishte vendimtare për futbollistët e Mauricio Pochettinos, që do të luajë me Nicen në xhiron e ardhshme, dhe ndeshjen e sezonit, atë kundër Real Madridit. Ndaj Realit, PSG-ja e zhvillon ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja i ka fituar 42 nga 80 ndeshje të Ligue 1 kundër Saint-Etiennet, ndërsa në të gjitha garat, Parisi është i pamposhtur nga kjo skuadër në 25 ballafaqime.

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit, duke mos e shfaqur më të mirën. Pas startit jo të mirë në statistika, tani ylli argjentinas ka shtatë gola të shënuar dhe nëntë asistime në të gjitha garat.

Katër asistimet e fundit kanë qenë në Ligue 1. Asnjë lojtar tjetër në top-ligat evropiane nuk e ka arritur këtë shifër të asistimeve në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm