Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pritet të realizojë tjetër fitore në Francë

Pasi e siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Francës në mesjavë, Paris Saint-Germaini kthehet në elitën e futbollit francez me duelin në udhëtim te Montpellieri.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në orën 20:45 dhe e mbyll xhiron e 26-të të Ligue 1.

Montpellieri në xhiron e kaluar fitoi në udhëtim te Nice, por në stadiumin e vet po ka telashe të mëdha për të arritur rezultate pozitive.

Ka shënuar vetëm një fitore në 10-të ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa barazoi 2:2 me Strasbourgun në ndeshjen e fundit në “Stade de la Mosson”.

PSG-ja në mesjavë fitoi 3:1 në udhëtim te Nice.

Edhe PSG-ja luan tek Angersi për fitoren e radhës Futboll PSG-ja luan tek Angersi për fitoren e radhës

Parisienët kishin tri barazime rresht në ligë dhe u duhej kjo fitore.

PSG-ja në ligën franceze është lidere me 56 pikë, ndërsa Montpellieri që po lufton për mbijetesë, ka 26 pikë në vendin e 13-të.