Leeds Unitedi i ka bërë ofertë mesfushorit Juan Mata, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.
Mësohet se Leedsi i ka ofruar spanjollit kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Megjithatë, Mata e ka lënë në pritje Leedsin pasi ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij.
Mata është lojtar i lirë, pasi muajin e shkuar i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.
Ai në Premier League, karrierë ka bërë edhe te Chelsea.