Sport

Klubi turk përjashton lojtarët që hëngrën bakllavën e kundërkandidatit të presidentit

 

Skuadra e kategorisë së tretë të Turqisë, Akhisarspor ka bërë një veprim të çuditshëm pasi ka përjashtuar tetë lojtarë, por jo për arsye sportive. “Cumhuriyet” ka shkruar të mërkurën se lojtarët janë përjashtuar nga klubi për shkak se kanë hëngër bakllavë.

Në fakt, ata kanë hëngër bakllavën e ofruar nga kandidati për president i klubit, Mikail Kaplan, Kaplan kishte vizituar qendrën stërvitore të klubit dhe në shenjë mirësjelljeje kishte sjellë bakllavë për lojtarët. Megjithatë, pas vizitës së tij, presidenti aktual, Evren Ozbey ka përjashtuar tetë lojtarët që kanë ngrënë bakllavën që e kishte sjellur kundërkandidati i tij.