Sulmuesi Otto John është përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës, që starton këtë vikend.
Ekipi nga Klina të martën e ka zyrtarizuar Johnin për edicionin e ri. John sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës, ndërsa në Kosovë ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit A. Dallku”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.