Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Rugova karrierën do ta vazhdoj te Bashkimi i Prizrenit.
Klubi prizrenas të premten mbrëma ka konfirmuar angazhimin e Rugovës, që në edicionin e kaluar luajti për Rahovecin. Rugova ka kohë që është prej basketbollistëve kryesorë në Superligën e Kosovës. Për kohë të gjatë ka luajtur për Prishtinën. Rugova ftohet rregullisht nga përfaqësuesja e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkimi po kompleton ekip cilësor për edicionin e ardhshëm.