Sport

Rugova i bashkohet Bashkimit

Qendra Fisnik Rugova është përforcimi i parë i KB Bashkimit për sezonin e ri. Transferimin te Bashkimi, e ka konfirmuar Rugova të enjten në Facebook. Ai me Bashkimin ka arritur marrëveshje dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe nga ekipi prizrenas.

Sezonin e fundit, Rugova ishte pjesë e skuadrës së Rahovecit.

Te Rahoveci, Rugova ka luajtur me një mesatare prej 12.8 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje. Rugova (207 cm) në Kosovë, ka luajtur edhe te Sigal Prishtina e Peja.