Sulmuesi Donis Avdijaj ka debutuar me fitore te kampioni i Zvicrës, Zuerichu.
Zuerichu të enjten mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Linfieldit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen në Irlandë të Veriut, te Zuerichu startuan Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Lindrit Kamberi. Të tre kompletuan ndeshjen në mbrojtje, ndërsa Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndërkohë Donis Avdijaj u aktivizua në minutën e 72-të. Prej minutës së 85-të luajti edhe Bledian Krasniqi.
Avdijaj, që ditë më parë iu bashkua Zuerichut, u ndëshkua me karton të verdhë.