Skuadra e Chelseat ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
“Mundo Deportivo” ka njoftuar të premten se Chelsea ka ofruar 60 milionë euro për ta bindur Barcelonën për lirimin e holandezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDe Jongu pritet të shitet nga Barcelona këtë verë dhe ekipi spanjoll po kërkon të paktën 70 milionë euro.
Te Chelsea ai po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ri, por londinezët nuk e kanë ndërmend të ofrojnë shumën që po e kërkon Barcelona.
25-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, kurse javë më parë ka refuzuar kalimin te Manchester Unitedi, pavarësisht se Barcelona kishte pranuar ofertën e ekipit anglez.