Skuadra e Juventusit i ka kërkuar Liverpoolit ta përfshijë sulmuesin Firmino në marrëveshjen për mesfushorin Adrien Rabiot, ka shkruar “The Independent” të premten.
Rabiot pritet të largohet nga Juventusi këtë verë dhe Liverpooli ka kohë që ka shprehur interesim për shërbimet e francezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, Liverpooli i pati ofruar Juventusit shkëmbimin e Rabiotit me Naby Keitan, por ekipi italian ka refuzuar një propozim të tillë.
Te Juventusi po kërkojnë që Liverpooli ta ofrojë Firminon, i cili pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri.
Edhe Firmino ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, sikurse Rabioti me Juventusin, por braziliani sezonin e fundit nuk ishte titullar tek ekipi anglez.