Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino zyrtarizon largimin e Belotit

Andrea Belotti largohet nga Torino pas shtatë vitesh. Lajmi është zyrtarizuar edhe nga klubi torinez që ka konfirmuar largimin e italianit si futbollist i lirë.

Belotti nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin italian dhe është në kërkim të një aventure të re. Klubi ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Belotti karrierën mund ta vazhdojë në Serie A. Është skuadra e Milanit që tash e disa kohë është duke negociuar me lojtarin.

“Rossonerët” po tentojnë ta bindin 28-vjeçarin të transferohet në “San Siro”.