Babai i Neymarit, Santos, u ka thënë drejtuesve të Paris Saint-Germainit se klubi duhet të paguajë 200 milionë euro paga nëse dëshirojnë ta largojnë brazilianin.
Ylli brazilian është raportuar se është i padëshiruar tek ekipi francez.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se po dëshirojnë ta shesin brazilian gjatë kësaj vere.
Sipas “El Pais”, shitja e Neymarit pritet të vështirësohet pasi babi i brazilianit, që është edhe menaxher i tij, ka kërkuar dëmshpërblim për t’u larguar nga Parisi.
Në garë për shërbimet e sulmuesit janë Chelsea dhe Manchester Unitedi.