Bayern Munichu i ka caktuar çmimin sulmuesit Robert Lewandowski.
Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit gjerman po kërkojnë 60 milionë euro për ta lënë të lirë polakun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrerët e kampionit gjerman kanë bërë të ditur se Lewandowski nuk do të shitet në rast se nuk do të paguhet shuma e kërkuar.
Lewandowski e ka kërkuar largimin nga “bavarezët”, pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.
Por drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta mbajnë sulmuesin deri në fund të kontratës së tij, e cila i skadon në vitin 2023.
Interesim të vazhdueshëm për Lewandowskin ka shprehur Barcelona.