Newcastle United e ka transferuar portierin që përfaqëson Anglinë, Nick Pope, nga skuadra e rënë nga elita e futbollit anglez, Burnley.
Ky transferim u zyrtarizua të enjten mbrëma, ndërsa “BBC-ja” shkruan se shifra e këtij transferimi nuk është bërë e ditur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari kalon te Newcastle me kontratë katërvjeçare, ndërsa për gjashtë edicione ishte pjesë e skuadrës nga “Turf Moor”.
Pope iu bashkua Burnleyt në vitin 2016-të kur skuadra u inkuadrua në Premier League dhe u paraqit në 155 ndeshje.
Sezonin e kaluar luajti në 36 ndeshje.
Newcastle e hap kampanjën e re të Premier Leagues kundër Nottingham Forestit më 6 gusht.