Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisti Nick Kyrgios ka thënë se është fyer në baza racore

Organizatorët e turneut të tenisit “Stuttgart Open” kanë hapur hetime për racizëm të shfaqur ndaj tenistit Nick Kyrgios, të shtunën.

Australiani 27-vjeçar shkroi në Instagram se është fyer gjatë gjysmëfinales kundër Andy Murrayt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kyrgios, i cili humbi në dy sete, u penalizua pasi e goditi reketin dhe ka shkëmbyer fjalë me tifozët në tribuna.

“Kur do të ndalet kjo? Përballja me fyerjet racore nga tifozët?”, shkroi ai në Instagram. “Kur hakmerrem ndaj turmës, unë penalizohem. Është përzier gjithçka”, përfundoi Kyrgios.