Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luftë verbale mes Kyrgiosit e Tsitsipasit

Numri pesë i botës së tenisit, Stefanos Tsitsipas, e ka kritikuar sjelljen e tenistit Nick Kyrgios në duelin që e patën në “Wimbledon”.

“Ai ngacmon vazhdimisht. Ai i ngacmon kundërshtarët”, ka thënë greku Tsitsipas për ish-partnerin e tij në dyshe, australianin Kyrgios.

Kyrgiosi e fitoi meçin e rundit të tretë të turneut në bar.

“Ai ndoshta ka qenë ngacmues edhe në shkollë. Nuk më pëlqejnë tiranët. Nuk më pëlqejnë njerëzit të cilët i ulin të tjerët”, shtoi Tsitsipas.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kyrgiosit, i cili hodhi poshtë akuzat e tij.

“Ai ishte i pari që gjuante me topa drejt meje”, tha 27-vjeçari. “Unë kam diskutuar me gjyqtarin, nuk kam bërë asgjë ndaj Stefanosit”, ka thënë Kyrgios.

Edhe Messi me mesazh për kritikët e Argjentinës Botërori 2026 1 j. më parë Messi me mesazh për kritikët e Argjentinës

Kyrgiosi fitoi 3:1 në sete, 6:7, 6:4, 6:3 dhe 7:6.

Australiani kërkoi diskualifikim të kundërshtarit të tij, pasi ai qëlloi një top që shkoi në tribunë. “Ajo ka qenë shumë e keqe nga ana ime”, kritikoi veten Tsitsipasi.

“Kam kërkuar falje. Nuk e di çfarë kisha në mendje”, ka thënë greku.