Irlanda e Veriut ka shënuar gol në minutën e 94-t, për të barazuar me Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Irlanda e Veriut e priti Qipron të dielën në Belfast, ndërsa ndeshja përfundoi 2:2.
Ishte barazimi i dytë në mes këtyre dy përfaqësueseve, pas atij në Larnaca (0:0) më 5 qershor.
Qipriotët kaluan në epërsi në minutën e 32-të kur shënoi Andronikos Kakoullis.
I njëjti lojtar realizoi për 2:0 në minutën e 51-të. Por Irlanda e Veriut nuk u dorëzua. Paddy McNair ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 71-të. Ndërsa rezultatin në 2:2 e barazoi Jonny Evans me golin e shënuar në minutën e 94-t.
Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë, sa i ka edhe Qipro në vendin e katërt.
Më 24 shtator, Irlanda e Veriut e pret Kosovën, ndërsa Qipro e pret Greqinë. Ndërkohë më 27 shtator, Greqia e pret Irlandën e Veriut, derisa Kosova e pret Qipron.