Sport

Useini largohet nga Gjilani

Mesfushori Muhamed Useini nuk do të jetë pjesë e Gjilanit për sezonin e ri.

Në një postim në Facebook të hënën, Useini ka konfirmuar largimin nga Gjilani pas tri vjetësh.

Ai për një kohë e ka bartur edhe shiritin e kapitenit tek ekipi gjilanas.

"Faleminderit dhe mirupafshim! Ndarjet nuk më pëlqejnë, por unë dua ta bëj një të veçantë, për klubin i cili ishte sikurse shtëpia ime e dytë. Faleminderit SC Gjilani për tri vite të mrekullueshme, për momentit e mira dhe ato më pak jo të mira", shkroi ndër të tjera Useini. "Nga zemra ju uroj shumë suksese në Evropë dhe kampionatet në vazhdim".