Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka pasur telashe në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Qipros.
Qipro e Kosova po luajnë në Larnaca, në ndeshjen e parë të Grupit të Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve. Pas pjesës së parë, rezultati është 0:0.
Më shumë nga loja kanë pasur qipriotët, që kishin rast të mirë shënimi në minutën e 41-të. Por Pieros Sotiriou gjuajti pranë portës.
Kosova ka pasur telashe në mbrotje, ndërsa në fund me një goditje nga distanca rrezikoi Edon Zhegrova, por portieri vendas intervenoi me sukses.
Qipro ka pasur gjashtë tentime për gol, ndërsa Kosova dy.