Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova optimist para ndeshjeve të qershorit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të shtunën stërvitjen e tretë për ndeshjet e muajit qershor. Kosova i luan katër ndeshje në kuadër të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Sipas njoftimit të FFK-së, atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë. Për këtë ka folur edhe Edon Zhegrova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kemi filluar shumë mirë përgatitjet dhe gjithçka po shkon si duhet. Është shumë e rëndësishme që ta nisim nga ndeshja e parë me fitore dhe ky është qëllimi ynë sepse kjo do të na japë vetëbesim për ndeshjet e radhës”, ka theksuar Zhegrova për faqen zyrtare të FFK-së.

“Shumica e lojtarëve kanë pasur sezon të mirë të klubet e tyre dhe nuk do të jetë vështirë, pasi është gjithmonë nder kur e përfaqësojmë Kombëtaren e Kosovës. Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe për gjithë Kosovën, andaj shpresojmë të arrijmë sa më shumë rezultate pozitive. Qëllimi ynë është të jemi të parët në grup dhe të arrijmë sa më lart. Duhet të luajmë çdo ndeshje për fitore”, ka shtuar Zhegrova.