Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Murielin

Skuadra e Juventusit është futur në garë për sulmuesin kolumbian, Luis Muriel ka bërë të ditur “Calciomercato” të premten.

Mësohet se Juventusi së shpejti pritet t’i bëjë ofertë zyrtare Atalantas për lirimin e Murielit gjatë kësaj vere.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 31-vjeçarin, Juventusi është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro. Muriel, i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, është i gatshëm të largohet nga Atalanta dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit.

Ai iu bashkua Atalantas në vitin 2019, kurse këtë sezon është përdorur kryesisht si rezervist. Muriel shënoi 14 gola dhe asistoi dhjetë herë në të gjitha garat për Atalantan.