Sport

Beçiragiq: Ende nuk ka përfunduar asgjë

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beçiragiq, ka thënë pas ndeshjes se skuadra që ai drejton e ka avantazhin shumë të mirë, por shtoi se ende asgjë nuk ka përfunduar.

Ylli të enjten fitoi në udhëtim te Trepça me rezultatin 60:46, në serinë finale të plejofit. Tani udhëheqë 2:0.

Beçiragiq ka nënvizuar se ata të cilët janë marrë me basketboll, e dinë shumë mirë që rezultati 2:0 në seritë finale, shumë lehtë mund të kthehen në 3:2.

“Mendoj se kemi krijuar një avantazh shumë të mirë. Kjo është e rëndësishme për mua, por e rëndësishme mbetet edhe mënyra se si e fituam. Ishte ndeshje shumë e mirë. Megjithatë, ata të cilat janë marrë me basketboll, e dinë mirë se rezultati 2:0, mund të kthehet në 3:2. Jemi skuadër e mirë dhe luajtëm mirë, por edhe ata kanë ekip të fortë dhe trajner të mirë po ashtu. Kemi punuar gjatë javës në kontrollimin e lojës, pasi në ndeshjet e kaluara kemi bërë disa gabime, humbnim kontrollin e lojës. Në këtë ndeshje, pati disa momente të tilla, por dukshëm më pak se herëve të tjera. Unë si trajner nuk dua të luajë pa kontroll. Dua që gjitha 40 minutat të luajmë me përqendrim maksimal”, ka thënë trajneri Beçiragiq.