Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi shpreson që Perishiq ta vazhdojë kontratën

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, dëshiron që Ivan Perishiq të arrijë marrëveshje për një kontratë të re me klubin.

Inzaghi beson se klubi do të arrijë ta bindë lojtarin të mbetet në “Giuseppe Meazza”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai është një top lojtar. Ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Ai ka cilësi dhe i bën të gjitha, është lojtarë i kompletuar. Shpresoj se së shpejti do të ketë lajme të mira për të ardhmen e tij”, deklaroi Inzaghi.

Kontrata e kroatit me Interi skadon në qershor të këtij viti.

Për shërbimet e 33-vjeçarit interesim kanë shprehur Tottenhami, Chelsea dhe Juventusi.