Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta nuk do ta blejë kartonin e Demiralit

Skuadra e Atalantas ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të Merih Demiralit nga Juventusi.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri Gian Piero Gasperini nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit në edicionin e ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje Gasperini në disa ndeshje nuk e ka inkuadruar fare turkun.

Demiral është i huazuar nga Juventusi deri në fund të këtij sezoni me të drejtën e blerjes.

Juventusi që zotëron kartonin e lojtarit po kërkon 20 milionë euro, shumë kjo që nuk do të paguhet nga Atalanta.